Telenews

Arrestohet Adriana Rama, kërcënuesja e Dafina Zeqirit

Adriana Rama është arrestuar së fundmi nga autoritetet në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, pasi dyshohet se ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur dhe me forma të ndryshme këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Sipas burimeve, arrestimi ka ndodhur pasi Dafina e kishte denoncuar atë, e cila ka paraqitur dëshmi konkrete për kërcënimet që dyshohet se i janë bërë nga Rama.

 Kërcënimet, të cilat janë raportuar të kenë ndodhur në rrjete sociale dhe përmes formave të tjera digjitale, kanë ngritur shqetësim serioz tek artistja dhe stafi i saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe mënyrën e veprimit të të dyshuarës.

 

Të ngajshme

Befasuese, kjo ish-banore ka fituar më së shumti ndjekës në “Instagram”

KushtrimGuraj

Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë

KushtrimGuraj

Rihanna ndez thashethemet për martesë me ASAP Rocky, në xhirimin e ri të Savage x Fenty

KushtrimGuraj