Telenews

Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë

Është arrestuar Anton Allakaj, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për vrasje në Kosovë.

Siç raporton Abcnews.al, Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim të kërkuarin.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Tirana në Kosovë.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Të ngajshme

Pija “magjike” për dobësim

Valjeta Turkaj

Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në

Valjeta Turkaj

Rama: Nuk kemi plan B veç BE-së

Valjeta Turkaj