Telenews

Arrestohet ‘Dan Pifqi’ në Gjilan, sillej nëpër rrugë me thikë të madhe në dorë

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar të mërkurën në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku është prangosur një person, i cili sillej lirshëm nëpër rrugë me një thikë të madhe në dorë.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ramadan Behlulin, i njohur në rrjete sociale si “Dan Pifqi”, i cili fillimisht i ka rezistuar arrestimit, por nuk arriti të shpëtojë nga prangat e Policisë.

Thika që e mbante i dyshuari është sekuestruar bashkë me një kaçavidë, që iu gjet të riut gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj