Telenews

Arrestohet drejtori i Kulturës në Mitrovicë, Fahri Jashari – i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit

Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e Kulturës në Mitrovicën e Jugut, Fahri Jasharin nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj, duke shkaktuar dëm buxhetit publik.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Jashari ishte shkarkuar nga kjo pozitë të premten e 5 shtatorit nga Kryetari i Komunës, Bedri Hamza.

Në arsyetimin e vendimit thuhej “shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë bëhet për faktin se ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare përmes veprimeve që bien ndesh me parimet e ligjshmërisë, paaanshmërisë dhe integritetit të administratës publike”.

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj