Telenews

Arrestohet gazetari shqiptar, Policia shpalos detaje

 

 

Një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një gazetar janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim shefi sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një portal ku publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit.

Të arrestuar janë Regina Omeri, punonjëse e AMP-së Durrës dhe gazetari Ervis Hasanaga ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte nisur hetimet në lidhje me zyrtarët e AMP Regina Omeri, Kushtrim Selimin dhe gazetarin Ervis Hasanaga pas një denoncimi të një personi i cili ishte denigruar nga shkrimet në portalin shqipnews.info.

Në këtë portal këta persona publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të personave të ndryshëm, kryesisht zyrtarë, me qëllim përfitimin monetar për t’i fshirë më pas. Kjo faqe portali dyshohet se përdorej për gjobëvënie, informon gazetari Sokol Dema.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon sot policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni u kodua ‘Antonimet’

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj