Është arrestuar Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë në Pejë.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë. Agron Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi e Jetarti, mbetën të plagosur nga gjuajtjet me armë.
Arrestimin e tij për Paparacin e kanë konfirmuar nga Policia për Rajonin e Pejës.
“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, pasi ёshtё bёrё identifikimi i personit tё dyshuar Policia me urdhёr tё Prokurorit ka lёshuar njё kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij. Pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari: Agron Gashi i lindur me 19.11.2002”.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar për ndalim për 48 orë.
“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sulmuesi nxori armën dhe në mes të rrugës ‘Bekim Berisha’ shkrepi në drejtim të njërit prej djemve të Agron Berishës, të cilin e la të shtrirë në tokë.
Pastaj, ai nga afërsia gjuajti edhe në drejtim të kryefamiljarit dhe djalit tjetër të tij, tregon një video e inicizuar nga një dëshmitar okular.
Po ashtu, mbrëmë është arrestuar edhe një person nën dyshimin se e ndihmoi dorasin pas kryerjes së aktit.
Policia ka njoftuar i dyshuari Agron Gashi është recidivist i veprave penale.
“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: -“ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, tha Policia në njoftim./Paparaci


