Telenews

ARRESTOHET I DYSHUARI PËR SULMIN NDAJ PORTIERIT TË BALLKANIT

Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Policia  ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar bazuar në dëshmitë e mbledhura, incizimet dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë. Pas intervistimit të tij do të merret masat e parapara me ligj”.
Hashani tha se organet e rendit janë duke punuar për kapjen edhe të personave të tjerë të involvuar në rast.
“Jemi duke punuar edhe për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të involuar në këtë rast”.
Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hyjn% në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.
Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim

Të ngajshme

Lewandowski në radar të Juventusit, nisin bisedimet

KushtrimGuraj

“Mickoja” pickon Bayernin në fund të pjesës së parë

KushtrimGuraj

Nuk gabon Kane, Bayerni merr epërsinë

KushtrimGuraj