Telenews

Arrestohet ish-ministri shqiptar në RMV për tragjedinë në Koçan

Kreshnik Bekteshi, ish-ministër i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar rreth tragjedisë në Koçan, ka raportuar transmetuesi “Alsat” të hënën. Ai është në mesin e 23 të dyshuarve për tragjedinë në diskotekën “Pulse” ku humbën jetën 59 persona e të paktën 155 të tjerë u lënduan.

Nga 23 personat e dyshuar, 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet maqedonase kanë deklaruar se hetimet për të gjitha aspektet dhe problemet që çuan në këtë tragjedi janë duke vazhduar. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, ka deklaruar se do të ketë përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Rreth ngjarjes tragjike, autoritetet kanë zbuluar se klubi i natës “Pulse” operonte në mënyrë të paligjshme, pa dokumente të vlefshme pune, pa leje për përdorimin e piroteknikës dhe pa kontratë me grupin muzikor që ka performuar natën e 16 marsit. Gjithashtu, një tjetër shkelje e evidentuar ka qenë edhe lejimi i hyrjes së të miturve në klub.

Ndryshe, qindra qytetarë në Koçan kanë protestuar më 17 mars për të shprehur revoltën e tyre dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” më 16 mars, ku humbën jetën 59 persona, shumica prej të cilëve të rinj.

Të ngajshme

Haxhiu: Absurde që Thaçit nuk i lejohet ardhja në varrim, do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara

Donat Hashani

“Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për Thaçit nga Specialja për të marrë pjesë në varrimin e babait

KushtrimGuraj

Specialja e pavarur falë krimbave në Kuvend – Nuk e lëshojnë Thaçin të vije në va*rrim, duan të tregojnë “forcën”, Nasim Haradinaj i ashpër me Tribunalin e Hagës

KushtrimGuraj