Telenews

Arrestohet mbikëqyrësi në burgun e Dubravës, dyshohet se mori afër 2 mijë euro ryshfet nga të burgosurit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka realizuar dy operacione policore, në dy raste të veçanta, ku janë arrestuar tre të dyshuar.

Në mesin e tyre është një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë, i cili dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet në vlerë të 1 mijë e 880 eurove, në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale  ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.

“Sot, më 30.06.2023, është zbatuar urdhri i lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit Sh.G., (mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë). Ai dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet (1880 euro), në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve”, thuhet në njoftimin për media.

Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Ndërsa, dy të arrestuarit tjerë janë trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti, të cilët dyshohen për kurdisjes të ndeshjeve të basketbollit. Të njëjtëve është caktuar masa u ndalimit prej 48 orëve me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të ngajshme

Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugova”

Donat Hashani

Bedri Hamza prezanton këngën e fushatës “We Rise Together”, të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (VIDEO)

Donat Hashani

Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Donat Hashani