Telenews

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetas turk me pasaportë të falsifikuar

Një shtetas i Turqisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë duke përdorur pasaportë të lëshuar në emër të një personi tjetër, transmeton Telenews.al.

Sipas Policisë, i dyshuari është ndaluar në pikën e kontrollit kufitar, ku pas verifikimeve është konstatuar se dokumenti i udhëtimit nuk i përkiste atij.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal dhe ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngajshme

Komuna e Prishtinës hap ofertat për tenderin 16-milionësh të mbeturinave, përkundër pezullimit zyrtar dhe ankesës aktive në OSHP

KushtrimGuraj

“Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO)

Donat Hashani

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani