Në pikën kufitare në Merdare është arrestuar personi që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në raport, Policia nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të personit dhe as shkakun e arrestimit të tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR ME URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR/PKK. Merdare, 08.07.2022 – 21:05. Është arrestuar në pikën kufitare i kërkuari mashkull kosovar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.


