Telenews

Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet belge

 

 

Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte shpallur në kërkim, pasi i njëjti po akuzohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

” Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 35 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ndaj të njëjtit do vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Belgjikë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj