Telenews

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në një lokal në Prishtinë

arrestohet-nje-23-vjecar,-dyshohet-per-vjedhje-te-rende-ne-nje-lokal-ne-prishtine

Një 23-vjeçar është arrestuar në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I dyshuari akuzohet për vjedhje të rëndë. Policia ia ka sekuestruar atij edhe një thikë, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata:

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 , në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

Personi i dyshuar:

– B.T,mashkull, 23 vjeç, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

The post Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në një lokal në Prishtinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Hapet e pamja për gruan që u vra dje në Stanoc të Vushtrrisë

Valjeta Turkaj

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë mes 3 veturave në Klinë

Valjeta Turkaj

Clark: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm

Valjeta Turkaj