Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”.
Dyshohet se 24-vjeçari trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.
Ky shtetas u kap në flagrancë, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me vlerë 50 000 euro.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar?ref=embed_video