Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut për armë ilegale. I dyshuari u kap me kallashnikov dhe municion në veturë, pas kontrollit të kryer nga zyrtarët policorë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Policia kanë bërë të ditur se në veturën e të dyshuarit 52-vjeçar, janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Njësitet policore nga Stacioni policor në Mitrovicë Veri, me datë 27.01.2025 gjatë një kontrolle rutinore kanë ndaluar një automjet, ku pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar:
një (1) armë e llojit AK-47
një (1) karikator
pesë (5) fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe
pajisje për prodhimin e kriptovalutave”
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’.
The post Arrestohet një 52 vjeçar në veri, Policia i gjen armë e municion në veturë appeared first on Sinjali.