Një burrë është arrestuar të shtunën, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, e kishte rrahur gruan e tij, derisa aty thuhet se po ashtu ai kishte tentuar që ta godiste me thike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë, rreth orës 15:00.
Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
The post Arrestohet një burrë në Pejë, e rrahu gruan dhe tentoi ta godiste me thikë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.