Telenews

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllain dhe kunatën

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë vëllain e tij dhe kunatën, pas një mosmarrëveshje.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”-thuhet në Raport.

Rasti në Raportin e Policisë është cilësuar për “kanosje dhe posedim i narkotikeve”./Telenews.al/

Të ngajshme

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu

Fushë-Kosovë: Një shtetas i huaj arrestohet për sulm ndaj një kosovareje

Valjeta Turkaj