Një
futbollist nga Bundesliga është arrestuar në Ibiza, pasi dyshohet se ka përdhunuar
një adoloshente.
“Daily
Star” ka raportuar se futbollisti është arrestuar nga autoritetet spanjolle,
pasi një femër 18-vjeçare raportoi se ishte përdhunuar në një vilë në San Jose,
transmeton Gazeta Express.
Pas
rastit, femra në fjalë thuhet se kishte shkuar te një spital aty afër.
Emri
i futbollist të arrestuar nuk është bërë ende i ditur, por thuhet se bëhet fjalë
për një futbollist të njohur, i cili aktivizohet te një nga klubet e mëdha të
Bundesligës.
Përveç
futbollistit deri më tani të panjohur, raportohet se për këtë rast është
arrestuar edhe një mashkull tjetër. Dy të arrestuarit janë me shtetësi gjermane.
Autoritet
spanjolle kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Sulmi
i dyshuar seksual raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit
të së mërkurës, megjithatë, ende nuk është e qartë nëse të arrestuarit janë
paraqitur tashmë në seancën gjyqësore. /Gazeta Express/
The post Arrestohet një futbollist i njohur gjerman, dyshohet se ka përdhunuar një adoloshente appeared first on Gazeta Express.

