Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton opinionin publik, se nëkuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsonit dhe krimit ekonomik në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A.
Ai është arrestuar nën dyshimin për veprën penale ‘’Flasifikimi i Parasë’’ në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjate realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë para të cilat ndërlidhen me veprën penale.
-123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;
– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;
– 1 telefon iPhone;
– 2 x 100€ = 200 €
-108 x 20€ = 2,160 €
– 40 x 10€ = 400 €
– 23 x 50€ = 1,150 €
– 4 x 100€ = 400 €
– 5 x 50€ = 250 €
– 5 x 20€ = 100 €
-7 x 10€ = 70 €
-11 x 5€ = 55 €
Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.