Telenews

Arrestohet një kameraman në Prizren

Të martën është arrestuar punonjësi i “Betimit për Drejtësi”, Arianit Tahiri, ka njoftuar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, pjesë e të cilit është mediumi.

Ai ka shkruar në Facebook se kameramani është arrestuar dhe është marrë në pyetje “se pse po xhironi”.

“Prokuroria Themelore në Prizren e paska zbuluar një mënyrë të re si me i pengu gazetarët kur bëjnë hulumtime, i arrestojnë dhe i dërgojnë në stacion policor me i marrë në pyetje pse po xhironi. Kjo sot i ndodhi gazetarëve dhe kameramanit të ‘Betimi për Drejtësi’. Prokuror që nuk e di as ABC-në e ligjeve që i mbrojnë gazetarët në punën e tyre apo prokurorë që i dalin në mbrojtje krimit duke i penguar gazetarët në punën e tyre”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Sipas tij, arrestimi dhe marrja në pyetje është shkelje e rëndë e lirisë së medias.

“Marrja në pyetje e kameramanit është veprim arbitrar i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të njëjtit menjëherë duhet të lirojnë kameramanin Arianit Tahiri”, shtoi ai.

Miftaraj i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka shtuar se kryeprokurori Admir Shala dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të japin sqarime dhe të ndërmarrin veprime ndaj prokurorit “që e keqpërdor pozitën dhe autoritetet zyrtar kaq hapur

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj