Telenews

Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës të së mërkurës pas plagosjes në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

“Mund t’ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar, policia po punon për kapjen e tij”- tha Qavolli.

Në anën tjetër, raportohet se pas plagosjes në Pejë janë zhvilluar edhe disa kontrolla e bastisje për vendin se ku mund të jetë i dyshuari.

Agron Gashi, 21-vjeçar, tashmë është në kërkim nga organet e rendit si i dyshuar kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë.

Vepra penale ndaj tij është vrasje e rëndë në tentativë.

Tre të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Plagosja e tre personave në Pejë, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

source

Të ngajshme

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Rrezarta Ramaj

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Rrezarta Ramaj

“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – Fjalët që burri ia tha Arlindës e kjo i raportoi më 10 korrik

Rrezarta Ramaj