Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gazimestan, aty ku qytetarë serbë janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e ‘Vidovdaniy’ .
I arrestuari siç raporton ekipi i Kallxo, është nisur për në stacion policor.
Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.
Fillimisht, zyrtarët policorë ndaluan disa qytetarë në hyrje të Gazimestanit.

