Telenews

Arrestohet një person në Prizren për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit në Prizren, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, transmeton Telenews.al.

Sipas njoftimit të policisë: “I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur një tjetër person, po ashtu mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë sekuestruar një pushkë ajrore dhe një boks hekuri”.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Të ngajshme

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Valjeta Turkaj

Vera s’është veç për pushime TelenewsJobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale

Valjeta Turkaj