Një person është arrestuar në Skenderaj, i cili dyshohet se ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale.

Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, të dyshuarin e kanë shoqëruar ne polici, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma si dhe tetë fishekë.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar në një fshat të Skenderajt pasi që i njëjti më parë në rrjete sociale kishte postuar një video në të cilën ishte parë duke shtënë me një armë zjarri tytë shkurtër. Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar ne polici ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari si dhe tetë fishekë.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.