Telenews

Arrestohet një person në Skenderaj për një rast tjetër për të shtëna me armë zjarri

Sot pas mesnatës ka ndodhur një rast me të shtëna me armë zjarri në fshatin Prekaz i Epërm.

Lidhur me rastin është arrestuar një person me inicialet A.J, 31 vjeçar.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana tha se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë dhe tetë gëzhoja.

Ajo theksoi se tq shtënat kanë ndodhur nga makina derisa ishte në lëvizje.

Sot me datë 04.07.2022, rreth orës 01:30 është raportuar se ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga perona të panjohur.

Pas një pune policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J, 31 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar një armë, një karikator dhe 8 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.

Derisa të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj, janë plagosur dy policë.

Njëri nga ta ka marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit, derisa tjetri ka marrë lëndime në kokë nga mjetet e forta.

Të ngajshme

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Kryesia e LDK-së del me njoftim publik: Unanimisht mbështesim Bekim Sejdiun për president

Yllka Gashi

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

Yllka Gashi