Me datën 18.11.2024 njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin duke asistuar zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike në lagjen Kroi i Vitakut janë kanosur nga një banor (R.R.) i lindur më 1986.
Pas kërcënimeve te vazhdueshme dhe sulmit ndaj zyrtareve policorë, i dyshuari është arrestuar.
Policia ka njoftuar se një zyrtar policor ka pranuar tretmanin mjekësor pasi ishte goditur me mjet të fortë.
“Mbi dyshime te bazuara dhe te arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë. Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim si dhe do ti sjellë para organeve të drejtësisë të gjithë personat që bien në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e PK.