Telenews

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri në Pejë

Policia ka arrestuar të enjten një person të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri të Pejës.

Sipas njoftimit për media, zjarri ka shpërthyer sot rreth orës 05:20 të mëngjesit dhe ka përfshirë një garazh, brenda së cilës ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, sot më datë 14.08.2025, rreth orës 10:00, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngajshme

KEK-u e ndërpret përkohësisht operimin e njësisë B1 sonte

Donat Hashani

Serbia i arrestoi edhe dy qytetarë të Kosovës, kryetari i OVL-së në Rahovec tregon se a ishin pjesë e UÇK-së

Donat Hashani

Albana Pllana kandidon për Asamblenë e Prishtinës me partinë GUXO

Valjeta Turkaj