Telenews

Arrestohet një polic në Dubravë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar zyrtarin policor në Istog, që plagosi tezakun e tij 16-vjeçar.

 

Sipas njoftimit të IPK-së atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Nga IPK thuhet se viktima është plagosur në kokë dhe se rasti dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare.

“Personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar  me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë. Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare”, thuhet në komunikatën e IPK-së./Telenews/

Të ngajshme

Kurti për deklaratat e Trump rreth Kosovës e Serbisë: S’i di planet e ShBA-së, s’kam informacione

KushtrimGuraj

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu