Telenews

Arrestohet një serb në pikën kufitare Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Në pikën kufitare në Bërnjakë është arrestuar një person me inicialet J.Š. i cili dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokuroria Speciale dhe Policisë së Kosovës J.Š. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ “, thuhet tutje në njoftim.

source

Të ngajshme

Zjarr masiv në Hereq të Gjakovës, flakët përfshijnë 150 hektarë – një zjarrfikës përfundon i lënduar –

KushtrimGuraj

Djali i Jakup Krasniqit me vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri –

KushtrimGuraj

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it –

KushtrimGuraj