Telenews

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

arrestohet-nje-zyrtar-policor-i-dyshuar-per-aksidentin-me-fatalitet-ne-rrugen-prishtine–mitrovice

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, duke qarkulluar me veturë private, ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja tragjike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aksident ka humbur jetën qytetari L.S., i cili ishte staf civil në kuadër të Policisë së Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), njësitë relevante policore si dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet fillestare.

Lidhur me rastin, IPK ka njoftuar se është iniciuar procedurë penale ndaj zyrtarit policor nën dyshimin për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në zhvillim./Lajmi.net/

Të ngajshme

I dhanë para me fajde një personi, arrestohen dy persona në Gjakovë

Yllka Gashi

Osmani falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Yllka Gashi

Fituesja e çmimit Oscar, arrestohet në Nju Jork

Yllka Gashi