Telenews

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në Prizren, Prokuroria del me detajet e fundit

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren.

I dyshuari tashmë gjendet nën masën e ndalimit.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se 10 persona janë lënduar, derisa rasti është duke u hetuar.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 te mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre jane derguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshem mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njesitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, tre persona te dyshuar janë identifikuar, njeri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masen e ndalimit, ndersa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”.

Të ngajshme

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it pret homologun nga NATO, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KushtrimGuraj

Aksident në aksin Ferizaj-Gaçkë, motoçikleta përfundon e përmbysur në mes të rrugës

KushtrimGuraj