Është arrestuar Nuredin Gashi, rapsodi nga Skenderaj, i dyshuar për kanosje me vrasje të kryeministrit Albin Kurti.
Gashi është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Ai dyshohet për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë.”
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë.

