Telenews

Arrestohet pas një jave i dyshuari që theri me thikë dy të miturit në qendër të Prishtinës

Një javë pas incidentit të rëndë që ndodhi në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur u therën me thikë te rruga “Luan Haradinaj”, është arrestuar personi i dyshuar. I njëjti arriti të arratisej natën kritike, ndërsa viktimat, një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar përfunduan në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Olt Berishën nga Vranjevci është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet.

I njëjti është intervistuar dhe më pas ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari ka sulmuar me thikë dy viktimat, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Të ngajshme

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj