Telenews

Arrestohet shoferi i cili e goditi për vdekje ish-ushtarin e UÇK-së në Drenas

Policia e ka arrestuar shoferin i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur për vdekje ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Selver Lladrovci.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra  në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.

56-vjeçari u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje në rrugën Bardh i madh – Drenas pasditën e së dielës.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj