Telenews

Arrestohet zyrtari komunal në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me subvencionet

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, me dyshimin se në cilësinë e zyrtarit komunal u ka marrë para disa personave.
Paratë janë marrë me premtimin se do t’u ndihmonte të plotësonin dokumentet për të marrë subvencione nga komuna.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës ka nisur vitin e kaluar aksione në disa rajone të Kosovës, duke arrestuar dhjetëra zyrtarë komunalë dhe të agjencive të ndryshme, të dyshuar për mashtrime me subvencione.

Të ngajshme

Ndeshje të forta në Superligë, duke filluar nga e premtja

Rrezarta Ramaj

Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Rrezarta Ramaj

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Rrezarta Ramaj