Telenews

Arrihet marrëveshja: Luka Modric bëhet një nga pronarët e klubit të njohur anglez

Futbollisti i njohur kroat dhe lojtari i Real Madridit, Luka Modric së shpejti do të bëhet një nga pronarët e klubit anglez Swansea. 

Këtë e ka publikuar sot ekskluzivisht gazetari Fabrizio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja mes dy palëve tashmë është arritur. 

Tani duhet vetëm të respektohet procedura e nevojshme ligjore dhe Modric do të bëhet pronar i një pjese të vogël në pronësinë e Swansea. 

Është një klub që sot garon në Championship, niveli i dytë i futbollit anglez, dhe tetë vjet më parë “Mjellmat” ishin në mesin e elitës – në Ligën Premier. 

https://x.com/FabrizioRomano/status/1911743912550584754?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1911743912550584754%7Ctwgr%5E0530205021f4fb795e38052311590c3849d5700c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farrihet-marreveshja-luka-modric-behet-nje-nga-pronaret-e-klubit-te-njohur-anglez%2F

Ditët e fundit është përfolur shumë për statusin e Modric në Real Madrid, ku duket qartë se karriera e tij po i vjen fundi, por Romano pretendon se puna te Swansea nuk reflekton në karrierën e kroatit. 

Aktualisht Swansea është në vendin e 12-të në tabelën e Championshipit dhe sigurisht që nuk do të bjerë, por nuk ka asnjë shans për të luftuar për ngjitjen në Ligën Premier.

Të ngajshme

Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër ndaj FSHF-së për mungesën e tifozëve ndaj Serbisë

KushtrimGuraj

Presion i madh mbi supet e Kylian Mbappes – Ancelotti llogarit në yllin francez për “rikthimin” ndaj Arsenalit

KushtrimGuraj

Bayern Munich po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Valjeta Turkaj