Telenews

Arrihet marrëveshja: Milan siguron bomberin e ri për merkaton e janarit

arrihet-marreveshja:-milan-siguron-bomberin-e-ri-per-merkaton-e-janarit

Milan siguron përforcimin e rradhës për merkaton e janarit.

Tashmë dihet që Milan do të transferojë një sulmues gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri-t dhe meksikani do të largohet fiks pas një viti nga transferimi i bujshëm nga Feyenoord për 35 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e West Ham, Niclas Fullkrug.

Për disa javë është raportuar se Milani është i interesuar për Fullkrug, i cili shihet si profili i duhur për të shtuar peshë në repartin ofensiv.

Gjermani, sipas raportimeve, është i gatshëm të largohet nga Londra Lindore pas një periudhe të vështirë 18-mujore te West Ham.

Sipas Calciomercato, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka qenë në kontakt me agjentët e Fullkrug dhe nuk ka probleme sa i përket pagës.

Milani është i gatshëm të mbulojë 1.5 milionë euro, sa do të përfitonte Fulkrug nga janari deri në fund të sezonit 2025-26.

Fullkrug u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të ndalojnë çdo ofertë tjetër, për të prioritetizuar kalimin te Milani.

Kuqezinjtë synojnë një huazim deri në fund të sezonit 2025-26, por ende nuk kanë arritur marrëveshje me West Ham për kushtet përfundimtare të transferimit.

Të ngajshme

Evropa nuk ka parë një sezon kaq të çmendur në ligë prej kohësh, edhe skuadra e fundit shpreson për titullin

KushtrimGuraj

Kryevepër nga Tare: Milan siguron yllin 80 milionësh me parametra zero

KushtrimGuraj

Mbappé “mund” Paris SG në gjykatë/ Sulmuesi fiton “betejën” e parë, PSG duhet të paguajë 61 milion euro

KushtrimGuraj