Bayern Munich ka arritur marrëveshje me mbrojtësin gjerman Jonathan Tah, i cili do t’i bashkohet klubit gjatë afatit kalimtar të verës si lojtar i lirë.
29-vjeçari do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit, kur i skadon kontrata, dhe sipas gazetarit të njohur Santi Aouna, marrëveshja me Bayernin është finalizuar.
Aouna raportoi se Tah fillimisht kishte një marrëveshje me Barcelonën, e arritur që në muajin janar, por ajo ka dështuar për shkak të vështirësive financiare të klubit katalanas.
Në vend të kësaj, Bayerni ka arritur të sigurojë shërbimet e tij, duke i ofruar një kontratë trevjeçare me opsion zgjatjeje për edhe një vit tjetër.
Mbrojtësi do të përfitojë 12 milionë euro në vit, dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme në repartin defensivë të skuadrës gjermane.
Përveç Leverkusenit, Tah më herët ka luajtur edhe për Hamburger SV dhe Fortuna Düsseldorf, duke grumbulluar përvojë të madhe në Bundesligë.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka 35 paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë.