Telenews

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

arrijne-votat-e-para-nga-diaspora,-percillen-nga-policia-dhe-do-te-vezhgohen-nga-kamerat-e-sigurise

Të martën në mbrëmje kanë arritur votat e para nga diaspora në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë mbrëmjes së sotme janë sjellë 36.500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës nga Gjermania dhe Zvicra.

Elezi ka thënë se sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshin verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

“Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë”, ka thënë ai.

Sipas tij, aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Veturat që po bartin votat po shoqërohen nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Periudha e votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.

104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

/GazetaSinjali/

The post Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Identifikohet i moshuari që u gjet i vdekur në një rrugë të Prizrenit

Valjeta Turkaj

‘’Kriza për karburantet’’, policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

Valjeta Turkaj

Kryeqyteti pastron mbeturinat vëllimore, Rama paralajmëron masa ndëshkuese

Valjeta Turkaj