Telenews

Arrin në 17 numri i të vdekurve nga reshjet e borës në Japoni

Numri i personave që humbën jetën në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës në pjesë të ndryshme të Japonisë është rritur në 17.

Sipas televizionit shtetëror NHK, reshjet e borës kanë prekur provincat veriore dhe perëndimore të vendit që nga mesi i dhjetorit.

Sipas deklaratës së Agjencisë për Menaxhimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive (Shobocho), numri i të vdekurve në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës është rritur në 17 dhe numri i të lënduarve në 93.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se trashësia e borës në shumë rajone në provincat verilindore të vendit është 3 herë më e lartë se normalja sezonale.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, për shkak të reshjeve të dendura të borës ka ndërprerje në shërbimet ajrore dhe hekurudhore.

Të ngajshme

Njësia Speciale në aksion, bastisje në Shtime, Lipjan e Drenas, arrestohen pesë persona

Valjeta Turkaj

Nëna raporton djalin në polici, thotë se po ushtron dhunë ndaj saj

Valjeta Turkaj

Zhduket një grua në Mitrovicë

Valjeta Turkaj