Telenews

Arritje e jashtëzakonshme! Lumbardha Misini firmos me Leverkusenin në Bundesliga

Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Lumbardha Misini, ka kompletuar transferimin te Bayer Leverkusen, pasi Servette ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për shitjen e saj.

Klubi zviceran njoftoi se ky është transferimi më i madh në historinë e Servette, duke e bërë largimin e Misinit një moment historik për klubin.

 

 

Misini iu bashkua Servettes verën e kaluar nga Trabzonspori dhe gjatë një sezoni zhvilloi 25 paraqitje me fanellën e klubit zviceran. Ajo ishte një nga lojtaret kyçe në suksesin e ekipit, duke ndihmuar Servetten të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Zvicrës.

Paraqitjet e saj të mira me klubin dhe Kombëtaren e Kosovës tërhoqën vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, ndërsa në fund Bayer Leverkusen siguroi shërbimet e saj.

Të ngajshme

Sunny Hill, festivali që u kthye në një simbol të Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Shqipëria dhe Kosova diplomojnë 83 oficerë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë

KushtrimGuraj

Serbia ndalon dy të dyshuar për sabotim në Gjermani, dyshohet se kanë lidhje me Rusinë

KushtrimGuraj