Telenews

Arsenal armësh në një shtëpi në Prishtinë – Policia sekuestron 6 pistoleta, pushkë automatike e mbi 300 fishekë, arrestohet 72-vjeçari –

Një informacion se në një shtëpi në Prishtinë ndodheshin armë zjarri ka aktivizuar Policinë dhe ka përfunduar me bastisje, sekuestrimin e një arsenali armësh e municioni dhe arrestimin e një 72-vjeçari, raporton Sinjali.

Rasti ka ndodhur të martën, më 25 gusht, rreth orës 15:50, në rrugën “Valentin Pistoli” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia kishte pranuar informacion se një person mbante armë zjarri në shtëpi, me ç’rast njësitë policore kanë dalë në lokacion.

Pas kontaktit me policët, 72-vjeçari ka deklaruar se në shtëpi posedonte dy pistoleta.

Por bastisja që pasoi zbuloi shumë më tepër.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta të llojeve të ndryshme, katër prej të cilave raportohet se ishin në defekt, si dhe një pushkë automatike në defekt.

Në mesin e armëve të sekuestruara figurojnë një M57 e kalibrit 7.62 mm dhe një Browning e kalibrit 7.65 mm, ndërsa janë gjetur edhe pistoleta të tjera, përfshirë një pa numër serik.

Bashkë me armët, policët kanë sekuestruar tetë karikatorë dhe gjithsej 304 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në mesin e municionit të gjetur ishin edhe 148 fishekë 7.62 mm për AK-47, municion për pistoleta dhe fishekë gjuetie.

Pas bastisjes, M.V. është shoqëruar për intervistim në Polici, ku është marrë në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa është marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë në Qendrën e Ndalimit.

Rasti mbetet nën hetime.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Abdixhiku: Kemi kaluar te emrat konkretë për presidentin, por s’mund të bëhen publik për shkak të ndjeshmërisë së procesit –

KushtrimGuraj

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam edhe emra konkretë për president –

KushtrimGuraj