Telenews

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me dy nga lojtarët kyç të skuadrës, Declan Rice dhe Jurrien Timber.

Drejtuesit e klubit londinez po punojnë për të siguruar të ardhmen afatgjatë të dy futbollistëve, të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit.

 

 

Sipas raportimeve, të dy lojtarët janë në mesin e prioriteteve për rinovim që nga viti i kaluar, menjëherë pas marrëveshjes së re të arritur me yllin anglez Bukayo Saka.

Mesfushori anglez Declan Rice raportohet se është shumë i lumtur te klubi dhe aktualisht është në bisedime me drejtuesit e Arsenalit për të përcaktuar kushtet e kontratës së re. Klubi synon ta shpërblejë paraqitjen dhe rëndësinë e tij në skuadër me një marrëveshje të përmirësuar.

Ndërkohë, edhe mbrojtësi holandez Jurrien Timber është pjesë e planit të klubit për të ardhmen, me Arsenalin që dëshiron të sigurojë qëndrimin e tij në “Emirates” për një periudhë më të gjatë.

Të ngajshme

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

KushtrimGuraj