Telenews

Arsenali punëson ekspertin që vite më parë e ndihmoi Liverpulin ta fitoj Premierligën

Arsenal ka ndërmarrë një hap tjetër strategjik në garën për titullin e Premier League, duke shtuar në stafin e tij teknik një emër me përvojë të madhe.

Klubi londinez ka angazhuar Thomas Grønnemark, ish-trajnerin e specializuar për hedhjet nga jashtë fushe, i cili më parë ka punuar me sukses te Liverpool.

Grønnemark njihet si një nga ekspertët më të mirë në botë në këtë aspekt specifik të lojës dhe ka qenë pjesë e stafit të Jurgen Klopp gjatë periudhës më të suksesshme të Liverpool-it, ku “The Reds” fituan Premier League dhe Champions League.

Sipas raportimeve, danezi do të ketë rol këshillues dhe do të ndihmojë lojtarët e Arsenal-it të përmirësojnë përdorimin e hedhjeve nga jashtë fushe, si në fazën sulmuese ashtu edhe në mbajtjen e posedimit të topit.

 

 

Ky detaj, ndonëse shpesh i nënvlerësuar, ka rezultuar vendimtar në shumë ndeshje të nivelit të lartë.

Nën drejtimin e Mikel Artetës, Arsenal është shndërruar në një nga skuadrat më të rrezikshme në Premier League nga situatat e standardizuara, dhe shtimi i Grønnemark shihet si një përpjekje për të fituar avantazhe të vogla, por shumë të rëndësishme, në garën e fortë për titull.

“Topçinjtë” vazhdojnë të tregojnë ambicie të qarta për të konkurruar deri në fund të sezonit dhe përforcimi i stafit teknik dëshmon seriozitetin e projektit të klubit

Të ngajshme

Nuk është Milan, Vlahovic transferohet te rivalët e Juves

KushtrimGuraj

Xabi Alonso i del në mbrojtje Viniciusit, ‘godet’ Simeonen pas përplasjes verbale me brazilianin

KushtrimGuraj

Eksperienca arabe drejt fundit, Kante transferohet te gjiganti italian me kosto zero

KushtrimGuraj