Arsenali dhuroi spektakël kundër Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat bindës 4–0 ë ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Mikel Artetas ishte superior në çdo aspekt të lojës, duke kombinuar shpejtësi, teknikë dhe efikasitet para portës. Viktor Gyökeres shkëlqeu me dy gola, ndërsa Martinelli dhe Gabriel kompletuar fitoren e madhe.
Sfida nisi me presion të lartë nga londinezët, që në minutën e 5-të rrezikuan dy herë me Eberechi Eze dhe Declan Rice, ndërsa Jan Oblak shpëtoi spanjollët. Arsenali dominoi posedimin dhe krijoi disa raste të pastra, por pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në fraksionin e dytë, “Topçinjtë” shpërthyen. Gabriel zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të me një goditje me kokë pas krosimit të saktë të Declan Rice.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Myles Lewis-Skelly shërbeu në mënyrë të shkëlqyer për Gabriel Martinellin, i cili dyfishoi rezultatin me qetësi dhe precizion (2-0).
Viktor Gyökeres mori skenën për vete me dy gola të shpejtë (67’ dhe 70’). I pari erdhi pas një devijimi të fatit, ndërsa i dyti pas një goditjeje këndi ku reagoi më shpejt se mbrojtja e Atleticos.