Telenews

Arsenijeviq, mundohet t’i kamufloj kapelat e bandave kriminale që e sulmuan KFOR-in

Udhëheqësi i organizatës “Mbijetesa serbe” Aleksandar Arsenijeviq, bëri një performancë të vogël duke ecur rreth Zveçanit me një flamur me shenjën e firmës së “Nike” ku shkruhej “Ne vetëm po protestojmë. Jo dhunë”, dhe më pas e vari në një gardh metalik që ishte vendosur si barrikadë përpara Komunës së Zveçanit.

Arsenijeviq, me këtë veprim po mundohet ti kamufloj grupet kriminale të cilët gjatë ditës së hënë në Zveçan i kishin shenjat e ngjashme në kapela bandat e krimit të organizuar që i sulmuan pjesëtarët e KFOR-it , ku u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Ai thekson se “i vjen keq” që zhgënjimi civil u shfaq të hënën në konfliktin me KFOR-in, i cili duhet të jetë aleati i tyre. Arsenijević e vlerësoi flamurin që ai vendosi si një simbol kozmopolit të protestës.

Të ngajshme

Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur

Rrezarta Ramaj

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Yllka Gashi

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Yllka Gashi