Telenews

Arsim Kabashi i reagon Baton Haxhiut, e ‘thumbon’ interesant

Kryetari i klubit të futbollit, Ballkani, Arsim Kabashi ka ironizuar me publicistin dhe ish-gjyqtarin e futbollit, Baton Haxhiu, i cili së fundmi “e tronditi” futbollin kosovar me letrën hapëse ndaj heshtjes së klubeve dhe keqmenaxhimit të Federatës e kapjes së disa mediave e gazetarëve, me ç’rast i detyroi klubet e futbollit të reagonin një nga një, ndaj tij, por edhe ndaj analistëve të tjerë të futbollit dhe ndaj emisioneve të futbollit.

Sot, Haxhiu e bëri edhe një reagim “goditës” ndaj klubeve të Superligës për postimin e tyre sinkronizues dhe “copy-paste” në drejtim të tij dhe të mediave, ndërsa i krahasoi klubet me “ushtarë të bindur të marrin urdhra nga lart”.

Kabashi, përmes një postimi në rrjetete sociale, respektivisht në “story”, e përmendi Baton Haxhiun, të cilit i bëri ftesë për një debat live, por për të diskutuar për biznes, duke konsideruar se aty të dy i kanë “pikat e forta”, pasi kreu i Ballkanit tha se s’merr vesh në politikë dhe e vuri në dyshim njohurinë e Haxhiut për sport.

Ballkani ishte klubi i parë që reagoi mbrëmë, në mbrojtje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në sulm të Haxhiut, analistëve dhe të emisioneve sportive.

Më poshtë mund ta lexoni postimin ironizues të kreut të kampionit të Kosovës.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj