Gazetarja shumëvjeçare e Televizionit Publik të Kosovës, Arta Avdiu, është emëruar ushtruese e detyrës së Drejtoreshës për kanalin televiziv të RTK-së, në gjuhën shqipe.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ky televizion, ku thuhet se bordi ka aprovuar propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt, që Arta Avdiu ta bartë pozitën e lartëcekur.
Arta Avdiu është gazetare me përvojë shumëvjeçare në RTK dhe ndër vite ka punuar në departamente të ndryshme, duke filluar nga dhoma e lajmeve, programi i mëngjesit dhe së fundi në njësinë e prodhimit të dokumentarëve.
Emërimi i Avdiut, në pozitën e Drejtoreshës së kanalit televiziv në gjuhën shqipe në RTK, vjen pas dorëheqjes nga kjo detyrë nga Festim Kabashi.