Telenews

Arta Bajrami e nervozuar mohon të jetë arrestuar bashkëshorti i saj: S’është e vërtetë

Telenews.al pak më parë ka raportuar për arrestimin e Xhemail Sekiraqës, i cili u kap dje në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, pasi po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për një vjedhje të rëndë në shtetin e Kuvajtit.

Sekiraqa i cili është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami, është dënuar me dhjetë vite burgim, por që po shijonte lirinë nga arratia.

Lidhur me arrestimin e tij, Gazeta Sinjali ka shkruajtur se ka kontaktuar bashkëshorten e Sekiraqës, Artën, por e njëjta ka mohuar që bashkëshorti i saj të ketë përfunduar në prangat e Policisë.

Për çka? Fol! Jo, s’është e vërtetë. Jo s’është”, ka deklaruar shkurt Bajrami dhe më pas ka mbyllur telefonin duke hezituar që të përgjigjet më tej në pyetjet e Sinjalit.

Kujtojmë se Xhemail Sekiraqa, i njohur edhe si Xhimi, edhe më parë ka pasur telashe me ligjin, me ç’rast është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;

-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngajshme

Stresi jep versionin e tij, thotë se ishte kaq vota para Vedatit

Donat Hashani

Artan Thaqi: Më kanë thënë që çmimi është i shitur nga fillimi, por unë nuk e besoj

Donat Hashani

Robin Krasniqi me gruan e djalin: Ditëlindja më e mirë e jetës sime është sot (FOTO)

Donat Hashani