Artani dhe Stresi sonte kanë debatuar në Post Big Brother Vip Kosova.
Artani i tha reperit se ai ia kishte përmendur fëmijët në një pjesë sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
“Kur kam dalur jashtë kam parë edhe klipe, e pash një videoklip ku Stresi, kishte folur për fëmijët e mi, do të thotë se Zoti ta kthen në fëmijë”, ka thënë Artani.
Për këto akuza, Stresi tha: “Këtë gjë e mohoj, kjo nuk është për ty”.

